Femijet me Aftesi te Kufizuar ne Kosove duhet te vleresohen per nevojat e tyre edukative.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

14 Nov 2017

Forumi Kosovar i Aftesise se Kufizuar ka filluar punetorite avokuese me qellim te Funksionalizimit te Ekipeve Pedagogjike per Femijet me Aftesi te Kufizuar ne te gjithe Kosoven, ne kuader te projektit “Te rrisim edukimin e femijeve me aftesi te kufizuar ne Kosove” te mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme.

Ne takimin e mbajtur ne Lipjan, e pranishme ishte edhe Udheheqesja e Divizionit per Femije me Nevoja te Vecanta znj. Lulavere Behluli, zyrtare nga Drejtoria Komunale, anetaret e Ekipit Pedagogjik, drejtore te shkollave me te medha ne Lipjan si dhe mesimdhenes te femijeve me aftesi te kufizuar.

Ne takim u diskutua mbi rendesine e funskionalizmit te Ekipeve Pedagogjike per Vleresimin e Nevojave te Femijeve me Aftesi te Kufizuar ne komunen e Lipjanit.