FILLON ZBATIMI I LIGJIT PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

18 Apr 2017

Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi njoftoi që janë nxjerrë të gjitha Udhëzimet e nevojshme dhe janë siguruar mjetet financiare dhe se prej javës së ardhshme personat paraplegjik dhe tetraplegjik mund të aplikojnë për njohjen e statusit dhe të drejtave që bazohen në këtë ligj.

Drejtori i HANDIKOS-it z. Afrim Maliqi, duke treguar nevojën për mbështetje nga shteti dhe proceset e deritanishme të miratimit të ligjit, shprehi mirënjohje dhe falënderimin për Qeverinë në arritjen dhe fillimin e zbatimit të ligjit, i cili ligj është më se i domosdoshëm dhe që do mbështesë grupin më të rrezikuar të personave me aftësi të kufizuara siç janë persona paraplegjik dhe tetraplegjik në mbulimin e shërbimeve të domosdoshme mujore.

HANDIKOS ditëve në vijim, do të jep informacionet e nevojshme mbi proceduat lidhur me aplikimin që personat paraplegjik dhe tetraplegjik do të përfitojnë nga ligji për statusin dhe të drejtat e tyre.

Gjatë vizitës, Kryeministri Mustafa dhe Ministri Abrashi vizituan edhe Punishten për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara dhe u zotuan për mbështetjen nga Qeveria për punën e kësaj punishte e cila i ofron karroca personave me aftësi të kufizuara.