Takim ne kuader te projektit “Fuqizojme OPAK ne Kosove, per perfaqesim me te mire te te drejtave te personave me aftesi te kufizuar

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Jul 2017

Te pranishem ne kete takim ishin Kryetari i Forumit Kosovar i Aftesise se Kufizuar z. Bujar Kadriu , zyrtarja per Mundesi te Barabarta dhe Aftesi te Kufizuar nga Zyra e Kryeministrit per Qeverisje te mire znj. Armenda Berani Shala, anetarja e bordit te Forumit Kosovar te Aftesise se Kufizuar dhe Drejtoresha Ekzekutive e Down Syndrome Kosova znj. Sebahate Hajdini Beqiri, Ilirjana Geci – Zhvilluese e Projekteve ne Forumin Kosovar te Aftesise se Kufizuar dhe perfaqesues te personave me aftesi te kufizuar ne Peje.

Aktiviteti ka pasur per qellim te ngris kapacitetet e Organizatave te Personave me Aftesi te Kufizuar ne Peje per monitorim me te mire te “Strategjise Nacionale te te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar ne Kosove 2013/23”, ne nivel lokal.

Perfaqesuesit e Organizatave te Personave me Aftesi te Kufizuar gjithashtu u informuan edhe per rendesine e implimentimit te “Konventes se te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar” dhe “Objektivave te Qendrueshme Zhvillimore” – ne Kosove.

Implementimi i projektit do te vazhdoje ne te gjitha regjionet e Kosoves, me qellim te themelimit te “Grupeve Regjionale te Monitorimit” te “Strategjise Nacionale te te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar ne Kosove 2013/23”