U themelua Komiteti Drejtues me përfaqësues nga: Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
15 May 2018

Me qëllim të realizimit sa më efektiv të objektivave të projektit, “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë – përmes pasqyrimit të situatës dhe kërkimit të llogaridhenies”, u themelua Komiteti Drejtues me përfaqësues nga: Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit.
Në takimin e zhvilluar në zyret e FKAK-së, u diskutua mbi mbarvajtjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të projektit deri tani, si dhe u identifikuan format e bashkëpunimit edhe për aktivitetet e rradhës që do të zhvillohen në kuadër të projektit të lartpërmendur.
Insititucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, kanë shprehur dhe njëherë gadishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje.
Prishtinë, 08.05.2018.
‘’Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.