14 shtator: Panairi i punësimit për personat me aftësi të kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim”

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

30 Aug 2023

Panairi i punësimit për personat me aftësi të kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim” mbahet për herë të parë në Kosovë dhe fillon me 14 shtator në sheshin ‘Skënderbe’ në Prishtinë. Ky panair një ditor organizohet nga Save the Children në Kosovë në partneritet me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

Në hapjen zyrtare të pananirit për punësim do të merrë pjesë Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Mirëqenies z.Hekuran Murati, Drejtori Ekzekutiv i Save the Children në Kosovë z. Ahmet Kryeziu, në fjalën përshëndetëse do të merrë pjesë edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë z. Antonello De Riu, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna si dhe Kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar z. Bujar Kadriu.

Në panairin e punsimit për personat me aftësi të kufizuara do të marrin pjesë shumë kompani kosovare të cilat kanë hapur pozita të punës duke ofruar mundësi të reja gjatë panairit.

Ne ju ftojmë që të bëheni pjesë e panairit i cili hapet në ora 9 e 30 të mëngjesit dhe do të jetë i hapur gjatë tërë ditës së enjëte të 14 shtatorit, ku përveç mundësisë së punësimit do të gjeni kontakte dhe rrjetizime për punësime dhe profesione të reja që mund t’i gjeni në kompanitë vendore./FKAK