Adelina Vitija: Përparimi i nxënësve është përshtatja me mjedisin e klasës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

21 Dec 2023

Lipjan – Për mua ishte një mundësi e shkëlqyer që të kontribuoj në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Si asistente përkushtimi im eshte që t’ua bëjë të lehtë procesin mësimor, t’ju ndihmoj në detyra në bashkpunim me mësuesit e klasës, t’i stimuloj nxënësit që të kenë komunikim me fëmijet e tjerë etj. Materialet didaktike, mësimi atraktiv dhe asistimi ynë ka bërë që nxënësit të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të përshtaten me mjedisin e klasës.
Jam e lumtur të ndajë arritjet e disa nxënësve që kanë mësuar shkronajt e alfabetit të gjuhës shqipe.
Rezultatet gjatë këtyre muajve ku kam asistuar tek tre nxënës janë në lëndën e gjuhës shqipe, i kanë mësuar numrat prej 1 deri ne 10, si dhe kanë arritur t’i mësojnë stinët e vitit, ditët e javës, pjeset e lules, veshëmbathjet sipas stineve të vitit etj.
⃣Adelina Vitija, asistente mbështetëse në Sh.F.M.U “Ismail Luma” në Lipjan, në kuadër të projektit: “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e Kosovës” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, në partneritet me UNICEF-in.