Aftësimi profesional, profilizimi dhe politikat stimuluese për bizneset në punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
18 May 2023
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar mbajti sot punëtorinë lidhur me rëndësinë e integrimit në tregun e punës të Personave me Aftësi të Kufizuar. Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Përfshirja në tregun e punës e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i cili realizohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë.
Në këtë takim u ngritën çështje të rëndësishme sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuar, siç është nevoja që të ketë sa më shumë politika stimuluese për bizneset të cilat punësojnë PAK-un, siç janë lehtësirat tatimore. Të bëhet një analizë e profileve të përshtatshme të punës për personat më aftësi të kuzifuar, si dhe të intervenohet më shumë në aftësimin profesional të të rinjëve me aftësi të kufizuar.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Agjencioni i Punësimit, përfaqësues të komunitetit të biznesit, zyrtarë nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuar.
Ky aktivitet është reliazuar në kuadër të projektit “ Përfshirja e pesonave më aftësi të kufizuar në tregun e punës në Kosovë”, mbështetur nga Save the Children në Kosovë.
@savethechildrenkosovo