Aleanca Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar letër drejtuar (OBSH-së)

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

02 Apr 2020

Aleanca Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar i shkruajti Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke i bërë thirrje që të denoncojnë praktikat diskriminuese në qasjen në kujdesin mjekësor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kritere të tilla si “varësia” dhe “dobësia” përdoren në disa kontekste për të mohuar trajtimin, duke reflektuar se jeta e personave me aftësi të kufizuara ka më pak prioritet se të tjerët.”

“Ky është diskriminim i dukshëm dhe shkel ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, veçanërisht Konventën Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, dhe Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.”