Arlind Hoxha: Jam i gëzuar të shoh se si nxënësit arrijnë të përvetësojnë dijen
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
21 Dec 2023
Pas përfundimit të studimeve në fushën e psikologjisë për rreth një vit kam punuar vullnetarisht me fëmijë me aftësi të kufizuara, po vazhdoj , sepse nxënësit që asistoj i kam parë të përparojnë në bazë të PIA që ata kanë, si dhe kanë përparime në pavarësim ne jeten sociale, ne ambientin e shkollës, të klases, si dhe kanë arritje në mësime.
Nga komentet qe kam marr nga mësueset si dhe nga ajo qe kam vërejtur është se edhe klasa është më e qetë dhe bashkëpërfshirja e nxënësve ka ndikuar që mësueset të jenë më të kira pasi që pejsa më e madhe e punës me nxënesit tani ndihmohet dhe kryhet nga asistenti. Do të vazhdoj të kontribuoj, kur shoh se si nxënësit arrijnë të përvetësojnë dijen, ngjyrat, shkronjat e alfabetit (shqip), numrat deri në 20 dhe përparime në motoriken fine.
Asistent mbështetës në SH.M.F.U “Vëllezërit Frashërshi” Lipjan në kuadër të projektit: “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e Kosovës” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me UNICEF-in.