Bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve relevante
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
22 Dec 2023
Prishtinë – Të marten në ambientete e FKAK-së është mbajtur punetoria “Bashkëpunimi i qëndrueshëm mes Organizatave për Persona me Aftësi të Kufizuar dhe Institucioneve Relevante”. Kjo punëtori si qëllim ka krijimin dhe mbajtjen e bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet Organizatave Lokale të Personave me Aftesi te Kufizuar dhe Institucioneve përkatëse Lokale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies se tyre, si grup i margjinalizuar ne shoqerine Kosovare.
Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i inicimi i planit të veprimit në nivel komunal, duke e përshtatur me Strategjinë Nacionale për Personat me Aftësi të Kufizuar, e cila pritet të aprovohet nga Qeveria e Kosovës. Gjatë takimit janë bërë komente dhe ndryshime sa i përket strategjisë nacionale e cila pritet të aprovohet nga qeveria e Kosovës, sepse plani i veprimit komunal duhet të përkojë me strategjinë përkatëse.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuar si: ANAK, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, HANDIKOS, Down Syndrome Kosovo, HANDICAP Kosova dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.