COVID-19 – Përgjigjja nga EDF për gjithëpërfshirjen

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

27 Mar 2020

DEKLARATË E PËRDITËSUAR: MBROJTJA E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË INSTITUCIONE, PERSONAT E SHURDHËR, LIRIA E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, – PËRGJIGJJA GJITHPËRFSHIRËSE E AFTËSISË SË KUFIZUAR

27 Mars 2020

Ne e ripërditësuam “Letrën e hapur për udhëheqësit në BE dhe vendet e BE: COVID-19 – Përgjigje gjithpërfshirëse e aftësisë së kufizuar” duke i shtuar kërkesat që lidhen me:

  • nevojat specifike të personave të shurdhër
  • Kërkesa për të siguruar që masat e izolimit dhe trajtimit të mos kufizojnë tej mase lirinë e personave me aftësi të kufizuara.
  • Kërkesa për të siguruar mbrojtje të personave me aftësi të kufizuara në institucione

 

Siguroni mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara në institucione

Siguroni që personat e margjinalizuar dhe të izoluar nuk lihen pa gjëra esenciale, mbështetje dhe kontakte njerëzore

  • Autoritetet duhet të marrin masa për të ulur në mënyrë drastike numrin e njerëzve në institucionet rezidenciale dhe në institucionet dhe njësitë psikiatrike: nuk është vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por ato janë edhe ambiente me gjasa më të larta infeksioni.
  • Nëse institucionet rezidenciale dhe psikiatrike nuk janë të mbyllura, autoritetet duhet të sigurojnë urgjentisht sigurimin e masave të rrepta të higjienës dhe parandalimit.

Siguroni që mesazhet e komunikimit të shëndetit publik janë respektuese dhe jodiskriminuese

  • Siguroni që mesazhet e shëndetit publik në format të qasshëm të arrijnë tek personat me aftësi të kufizuara të cilët ndodhen  në institucione (përfshirë institucionet psikiatrike).

 

Personat e shurdhër

Bëni të qasshëm komunikimin e shëndetit publik

  • Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet nevojave të qasshmërisë për personat e shurdhër, pasi ata do të ndikohen shumë negativisht nga masat e izolimit shoqëror – autoritetet duhet të ofrojnë website me tekst të thjeshtë kurse interpretimi i gjuhës së shenjave të jetë në madhësi më të madhe (në krahasim me dritaret e vogla në cepin e fotografisë).

Mbështetëni rrjetet dhe pajisjet ndihmëse

  • Interpretuesit e personve të shurdhër dhe personeli mbështetës shpesh duhet të jenë fizikisht afër personave të shurdhër – autoritetet duhet të sigurojnë që ata marrin pajisje adekuate të mbrojtjes fizike dhe që masat e izolimit shoqëror t’i lejojnë ata (interpretuesit e të shurdhërve dhe personeli mbështetës) të bëjnë punën e tyre.

 

Liria e personave me aftësi të kufizuara

Shërbime shëndetësore higjienike të qasshme, gjithëpërfshirëse, dhe lehtësira të tjera

  • Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të ndahen në ambiente të ndara, ku kujdesi shëndetësor për COVID-19 është shpesh i një standardi më të ulët.

Siguroni që personat e margjinalizuar dhe të izoluar nuk lihen pa gjëra esenciale, mbështetje dhe kontakte njerëzore

  • Vendosni mekanizma fleksibël për të autorizuar personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë karantinave të detyrueshme, për periudha të shkurtra dhe në një mënyrë të sigurt, kur ata hasin vështirësi të veçanta gjatë mbylljes në shtëpi.
  • Privimi i detyruar, mbajtja e detyruar, ilaçet e detyruara nuk duhet të përdoren si metoda për të zbatuar izolimin ose masa të tjera parandaluese.
  • Kryeni aktivitete në terren të komunitetit për të identifikuar dhe shpëtuar personat me aftësi të kufizuara të privuar nga liria ose të keqtrajtuar në shtëpi ose brenda komuniteteve dhe siguroni mbështetje adekuate për ta në një mënyrë që respekton të drejtat e tyre të njeriut.