Deklartë për medie me rastin e 1 qërshorit, ditës së fëmijëve
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
01 Jun 2023
Sot në shënimin e ditës botërore të fëmijëve ne si forum jemi të angazhuar që t’i mbështesim të drejtat dhe kërkesat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, sidomos në krijimin e hapësirave ku ata mund ta ngrisin zërin e tyre. Pikërisht për këtë arsye në Diten Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në dhjetorin e vitit të kaluar u themelua nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar grupi avokues i fëmijëve me aftësi të kufizuar “Zëri Ynë” i mbështetur nga Save the Children që ata vetë t’i adresojnë kërkesat e tyre.
Qasja në arsim është një nga disa fushat kyçe për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe se kanë më pak gjasa të marrin stimulim të hershëm dhe kujdes të përgjegjshëm si dhe kanë më pak shanse krahasura me fëmijët e tjerë për të arritur aftësitë themelore të leximit dhe numërimit siç kanë treguar shumë hulumtime botërore.
Duke qenë se mungojnë kushtet në shkollat tona për fëmijët me afatësi të kufizuar jemi duke zbatuar programin e asistentëve mbështetes nëpër shkollat target mbështetur nga UNICEF-I dhe BE-ja.
Për shkak të pengesave siç është çasja fizike mundësia për të mos shkuar në shkollë është më e lartë.
Ne si prindër, por edhe si drejtues të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, i bëjmë thirrje institucioneve tona që të krijojnë kushte për fëmijët me aftësi të kufizuar edhe në shërbime më specifike shëndetësore dhe sociale.
Për neve mbetet brengë edhe diskriminimi që ju bëhet për shkak të gjendjës që fëmijët mund ta kenë. Egziston një specter I gjërë kërkesash në varësi të llojit të aftësisë së kufizuar dhe varësisht se ku jeton fëmija dhe se në cilat shërbime mund të kenë çasje si për shkollim, ashtue dhe për shërbime shëndetësore dhe të tjera.
Natyrisht që ne dëshirojmë që secili fëmijë t’i gëzojë të drejtat e tyre të garantuara me ligjet dhe konventat për të drejtat e fëmijëve. Kushtetuta e Kosovës e njeh zbatueshmërinë e drejtpërdrejt të konventave ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe në këtë rast për konventen universal të të drejtave të fëmijëve, prandaj ne bëjmë thirrje që të respektohen këto konventa në të mirë të shëndetit, mirëqeniës dhe zhvillimit të fëmijëve.
Gëzuar Dita e Fëmijëve!
Bujar Kadriu
U.D Drejtor Ekzekutiv i FKAK-së
01.06.0223
Prishtinë