Ditjana Ahmeti: Suksesi i fëmijëve është angazhim i përbashkët
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
21 Dec 2023
Pas studimeve Ditjana u bë pjesë e këtij programi fillimisht për të fituar njohuri të reja praktike si dhe për të ndihmuar fëmijet e cila si edukatore ka parë nxënës që kanë ngecur dhe është e nevojshme të punohet me ta sistematikisht.
Fëmijët janë duke përparuar falë angazhimit tonë profesional si dhe bashkëpunimit me mësimdhënsit, prindërit, po edhe vetë nxënësit. Mbështjetja e vazhdushme ka bërë që nxënësit të përfitojnë njohuri të reja në të gjitha fushat.
Mbështetja e mësimdhënësve dhe prindërve në punën time ka patur sukses që fëmijët të rriten në dije dhe njohuri të reja. Me prindërit vazhdimisht kam takime dhe biseda rreth punes me nxënësit që të arrihen qëllimet bashkërisht, për ta lehtësuar përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor.
Ditjana Ahmeti, asistente mbështetëse në Sh.F.M.U “Zekeria Rexha” në Gjakovë në kuadër të projektit: “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e Kosovës” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, në partneritet me UNICEF-in.