Fëmijët diskutojnë për edukimin gjithpërfshirës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

03 Oct 2023

Prishtinë – Grupet e udhëhequra nga fëmijët “Zëri Ynë”, “RoR” dhe “Ambientalistët mjedisor” gjatë fundjavës që lamë pas mbajtën takim të përbashkët ku diskutuan përgjithësisht për edukimin cilësor duke përfshirë edhe edukimin gjithëpërfshirës.

Këto takime shërbejnë për socializim më të madh mes fëmijëve por edhe për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë” i cili zbatohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida)./FKAK