Fëmijët e grupit “Zëri ynë” takohën me zyrtarët e kryeqytetit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

12 Sep 2023

Prishtinë – Fëmijët e grupit avokues “Zëri Ynë” u takuan sot me drejtoreshen për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës znj. Adelina Sahiti dhe Koordinatoren për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, znj. Premtime Preniqi.

Në këtë takim fëmijët me aftësi të kufizuara të Komunës së Prishtinës i njoftuan zyrtarët e Komunës së Prishtinës për sfidat me të cilat përballen si dhe paraqiten kërkesat e tyre për një jetë më të dinjitetshme.

Ky aktivitet po realizohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”.