Fëmijët e grupit “Zëri ynë” takojnë zyrtarët e Gjakovës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

12 Dec 2023

Gjakovë – Me angazhimin maksimal fëmijët e grupit avokues “Zëri Ynë” vazhdojnë së bashku me Forumin Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar po mbajnë takime informuese. Këtyre diteve ishin në komunën e Gjakovës të cilët avokuan për të drejtat e tyre, por edhe për avancimin e këtyre të drejtave.
Në këtë takim fëmijët njoftuan zyrtarët e Komunës së Gjakovës për sfidat me të cilat përballen si dhe paraqiten kërkesat e tyre për krijimin e kushteve, për mirëqenien si dhe zhvillimin e tyre duke kërkuar të trajtohen të barabartë me bashkë moshatarët e tyre. Përveç zyrtarëve komunal morën pjesë edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit në Gjakovë dhe Zyra për Ndihmë Juridike Falas.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit për Forcimin e Shoqërisë Civile në partneritet me Save the Children, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)
Save the Children Kosova/o