Fëmijët të bëhen pjesë e Strategjisë Nacionale

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

06 Oct 2023

Prishtinë – Përfaqësues të grupit të udhëhequr nga fëmijët me aftësi të kufizuar “Zëri Ynë” të mbështetur nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar u takuan sot me përfaqësues të Zyres për Qeverisje të Mirë në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Takimi erdhi si nevojë e diskutimeve për përfshirjen e femijeve me aftësi të kufizuara dhe çështjeve të tyre në Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2024-2029.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë” i cili zbatohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida)./FKAK