Ferizaj informohet për manualin e punësimit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

13 Nov 2023

Forumi Kosovar i Aftesise se Kufizuar ditën e premte ka organizuar takim me përfaqësues të komunës së Ferizajit, respektivisht drejtorët e ndërmarrjeve publike në këtë komunë me qëllimin e prezantimit dhe shpërndarjes së Manualit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punën në Kosovë” i cili realizohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAK