Fillimi i jetës së re pas punësimit të Filloretës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

15 May 2023

Filloreta Çitaku, së fundmi është punsuar në Komunën e Podujevës në Drejtorinë e Zhvillimit Eonomik. Vendi i ri i punës për Filloreten nuk është krejtëisht i panjohur, sepse ajo para disa vitesh ka kryer praktiken në administraten e komunës.

Para se të punësohej Filloreta është ballafaquar me shumë vështirësi si financiare edhe të tjera, por ajo thotë se familja e ka mbështetur dhe ka arritur t’i kalojë ato vështirësi.

mungesë të vendit të punës Filloreta i ka pasur lëvizjet e kufizuara, sepse siç thotë ajo: “Si e pa punë nuk ke mundësi të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme. Kurse tash falë punësimit në Komunë jeta dhe kushtet e jeteses për nevoja personale kanë filluar të përmirsohen dukshëm”, thotë ajo.

Çfarë ndryshime ka sjellë punësimi?

Ndryshime positive, gjithashtu edhe një shoqëri e re, ku respekti maksimal nga ana e tyre nuk mungon asnjëherë. Pa dyshim pas punësimit nevojat financiare i mbuloj vetë dhe nuk kam nevojë më të presë nga familja edhe pse nuk është një shumë e madhe, por do mundohem që sado pak t’i ndihmoj edhe vet

familjes aq sa kam mundësi.

A e keni ndjerë që jeni diskriminuar më herët për t’u punësuar?

Mendoj që po. Sepse, edhe pse jemi të shkolluar në nivelin Bacheller apo Master, institucionet shtetërore shumë pak e respektojnë ligjin që t’i punësojnë personat me aftësi të kufizuar.

Cila është porosia jote për vajzat me aftësi të kufizuar?

Porosia ime është mos hezitoni ne qëllimet e juaja. Tregoni aftësitë e juaja dhe tregoni se edhe ne jemi të barabarta me çdo person tjetër pa marr parasysh të një aftësie të kufizuar që keni, mos hezitoni.

Filloreta Çitaku një tregim suksesi!

#Kosova Disability Forum #Komuna e Podujevës #personatmeaftesitekufizuar