Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e mirëpriti në zyret e saj aktivistin dhe folësin jashtëzakonisht inspirues Janis McDavid

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

23 Sep 2019

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e mirëpriti në zyret e saj aktivistin dhe folësin jashtëzakonisht inspirues. Kryetari Bujar Kadriu dhe disa nga përfaqësuesit e organizatave anëtare të Forumit, patën rastin të njihen dhe të flasin nga afër me aktivistin e njohur ndërkombëtarisht Janis McDavid, dhe të shpalosin sfidat dhe situatën e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Aktivisti McDavid tregoj për sfidat nëpër të cilat kalojnë personat me aftësi të kufizuara, ndër të tjera theksoj rëndësinë e pranueshmërisë sociale por edhe të asaj institucionale të personave me aftësi të kufizuar.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombatare UNICEF si dhe stafi profesional i FKAK-së

Aktivisti Janis McDavid me 24 shtator do të jetë pjesë e aktiviteti #ActivatetalKS, të organizuar nga UNICEF, zyra në Kosovë. Ky aktivitet do të mbahet në Cineplexx, në Albi Mall, duke filluar nga ora 10:00.

Mos e humbisni!