Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), do të bëjë publikimin e Raportit mbi zbatueshmërinë e ‘’Strategjisë Nacionale për Persona me Aftësi të Kufizuar në Kosovë 2013/23’
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
02 Jul 2018
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), do të bëjë publikimin e Raportit mbi zbatueshmërinë e ‘’Strategjisë Nacionale për Persona me Aftësi të Kufizuar në Kosovë 2013/23’, në konferencën që do të mbahet me datën 04 Korrik 2018, në Hotel ‘’Sirius’’ Prishtinë. Ky publikim është në vazhdën e aktiviteteve të projektit “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, përmes pasqyrimit të situatës dhe kërkimit të llogaridhënies”.
Nga këndi i shoqërisë është hera e parë që po monitorohet Strategjia Nacionale për Personave me Aftësi të Kufizuar 2013/23, një ngjarje e tillë krijon kushte të përshtatshme për avokim drejt përmirësimit të jetës së Personave me Aftësi të Kufizuar.
”Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.