Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova si dhe organizatat anëtare, ka realizuar videon sensibilizuese për rëndësinë e Ligjit për Trajtimin dhe Kategorizimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

23 Sep 2019

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Gjithëpërfshirja-vlerë sociale” i cili përkrahet përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Advocacy Training and Resource Center – ATRC