Gjatë ditëve të ardhshme priten hapa konkret për projektligjin
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
19 May 2023
Projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar u bë shkak i vizitës së zëvëndëskryeministrës së Kosovës znj. Emilia Rexhepi sot në zyret e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar. Në këtë takim u diskutua për draftligjin e Personave me Aftësi të Kufizuar, ku u njoftua lidhur me procesin e ligjit.
Gjatë ditëve të ardhshme do të merren disa hapa në lidhje me projektligjin sipas propozimit të zv.Kryeministrës dhe njëherit Kryesuese e Këshillit Nacional Për Personat me Aftësi të Kufizuar, ndërsa zyrtarët e forumit e njoftuan znj. Rexhepi se deri ku ka arritur procesi dhe i shprehen shqetësimet e tyre.
Në takim moren pjesë përfaqësuesit e organizatave të Forumit të Aftsisë së Kufizuar.
PAK-u, në vazhdimësi ka kërkuar miratimin e ligjit për vlerësimin, njohjen e statusit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili është gjithëpërfshirës dhe rregullon statusin e personave me aftësi të kufizuar të cilët nuk janë përfshirë në ligjet të tjera.
Duke kujtuar se viti 2022 u shpall vit i personave me aftësi së kufizuar, ndërsa qeveria Kurti është zotuar në përmbushjen që projektligji të bëhet i plotëfuqishëm.