Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
22 Jan 2020
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, prezenton në media aktivitetet e projektit “Të lehtësojmë Aplikueshmërinë e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”.
Një nga aktivitetet e fundit të këtij projekti është edhe lansimi i manualit “Të Mbështesim Arsimimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”. Qëllimi i këtij Manuali është që të pajisim mësimdhënësit me këshilla dhe teknika konkrete që ata përmes punës së tyre të mbështesin dhe fuqizojnë arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Manuali ju dedikohet krejtësisht mësimdhënësve, duke marrur parasysh që këta të fundit luajnë një rol të jashtëzakonshëm në punën direkte me fëmijë, por edhe në kordinimin e të gjithë aktereve të tjerë relevant të rëndësishëm në procesin e gjithëpërfshirjës së fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ky projekt mbështetet nga zyra e Save the Children ne Kosovë, ndërsa, implementohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.