Gratë dhe vajzat e Prizrenit me përvoja të reja për të drejtat e tyre

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

13 Jul 2023

Prizren/11 korrik – Gjatë ditës së sotme në komunën e Prizrenit u mbajt punëtoria për rritjen dhe ndërgjegjësimin e grave me aftësi të kufizuar për dhunën në familje, dhunen seksuale dhe dhunën në baza gjinore.

Gratë dhe vajzat me Aftësi të Kufizuar duhet të ndërgjegjësohen dhe informohen lidhur me dhunën në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në bazë gjinore, si dhe raportimin e rasteve dhe ndjekjen e procedurave ligjore.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin, zyrtarë nga Policia e Kosovës për regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Qendra Për Punë Sociale, përfaqësues nga zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, përfaqesues nga Agjensioni për Ndihmë Juridike falas, përfaqësues nga zyra e Avokatit të Popullit, përfaqësues nga zyra për Barazi Gjinore, anëtarët e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Prizrenit si dhe prindër dhe persona me aftësi të kufizuar.

Aktiviteti “Rritja e ndërgjegjësimit të grave me aftësi të kufizuar për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar” u realizua në kuadër të projektit “HumanRightivism”, i cili financohet nga Ambasada Suedeze në Kosove, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombetar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)./FKAK