Grupi i fëmijëve “Zëri Ynë”me udhëheqësi të re

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

03 May 2023

Këto ditë gjatë punëtorisë së mbajtur për draftimin e rregullorës për funksionimin e grupit të të rinjëve me aftësi të kufizuar është zgjedhur udhëheqësia e parë që prej themelimit.

Fëmijët me aftësi të kufizuar votuan udhëheqësinë e re si dhe draftuan rregullorën për funksionimin e grupit për të adresuar çështje të tyre me rëndësi.

Grupi avokues i udhëhequr nga fëmijët me aftësi të kufizuar është krijuar me qëllimin që të dëgjohet zëri i fëmijëve përtej forumit dhe përtej shkollave të tyre.

“Zëri Ynë”, do të ngrisë çështje që prekin jetën e tyre shkollore dhe shoqërore në të gjitha strukturat vendimarrëse në insitucionet e Kosovës ku vendoset për jetën dhe të ardhmën e tyre.

Grupi avokues i fëmijëve “Zëri Ynë” është themeluar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor) të vitit 2022, ku edhe filluan që publikisht t’i adresojnë kërkesat e para ndaj institucioneve shtetërore.

#SaveTheChildren #forumikosovariaftesisesekufizuar #grupiifemijevezeriyne