Hartimi i strategjisë pesë veçare për të drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Jul 2023

Prishtinë – Në zyret e Forumit Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar gjatë ditës u pritën në takim zyrtarët e Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për të bashkërenduar hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara në Republikën e Kosovës 2024-2029.

Në këtë takim morën pjesë u.d  Drejtiori  Ekzekutiv në FKAK z. Bujar Kadriu,  shoqatat anëtare të bordit të FKAK-së si dhe përfaqësues të SOCIEUX+.

Sot u fol për hartimin e mirëfilltë dhe gjithëpërfshirjen të procesit më të përshtatshëm për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë një një strategji pesë vjeçare.

Duke qenë se SOCIEUX+ ( Ekspertiza e BE-së për Mbrojtjen Sociale, Punën dhe Punësimin) është një mjet për bashkëpunim teknik ndërmjet kolegëve publikë dhe partnerë socialë i krijuar dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE), në  proces të hartimit të  Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara në Republikën e Kosovës 2024-2029, janë angazhuar konsulentë ndërkombëtar si  Z. André Gubbles  dhe Z. Roman.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka ndarë pikëpamjet e personave me aftësi të kufizuara të cilat janë thelbësore në hartimin, përpilimin dhe zhvillimin e strategjisë e cila implikon jetën e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. Objektivi i përgjithshëm është zgjerimi dhe përmirësimi i çasjës në mundësi dhe sisteme gjithëpërfshirëse të mbrojtjes sociale./FKAK