Informimi parandalon dhunën në çfarëdo aspekti
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
17 Oct 2023
Pejë – Gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës FKAK-ja mbajti punëtorinë informuese për ndërgjegjësimin e vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara për të drejtat e tyre dhe për ngritejn e zërit lkndër çfarëdo lloj dhune. Fokus i veçantë iu kushtua çështjes së dhunës me bazë në familje, dhunës seksuale dhe dhunës gjinore.
Gratë dhe vajzat me Aftësi të Kufizuar përmes këtyre punëtorive po informohen dhe ndërgjegjësohen mbi të drejtat e tyre, dhunën në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në baza gjinore, lidhur me nocionin, raportimin e rasteve dhe ndjekjen e procedurave ligjore për këto raste.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin, përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit në Pejë, përfaqësuese nga Policia e Kosovës në regjionin e Pejës, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas si dhe anëtarët e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Pejes.
Aktiviteti “Rritja e ndërgjegjësimit të grave me aftësi të kufizuar për të drejtat e PAK’’ realizohet në kuadër të projektit “HumanRightivism”, i cili financohet nga Ambasada Suedeze në Kosove, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombetar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)./FKAK