Kaltrina dhe Vjosa forcojnë vlerat ndërkulturore me të rinjët e Evropës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

14 Jul 2023

Sofje/Bullgari –  Të rinjët tanë po bëhen pjesë e programeve të rëndësishme evropiane duke u përgaditur për proceset vendimarrëse.

Kaltrina Morina dhe Vjosë Avdiu ishin pjesëmarrëse të programit MEU në sofje të Bullgarisë të deleguara nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar si partnere të MEU Sofia.

Përmes këtij projekti synohet nxitja e pjesëmarrjës së të rinjëve në vendimarrje në formatin e një simulimi edukativ të procesit vendimmarrës të Bashkimit Evropian dhe bashkimin e të rinjve me

prejardhje të ndryshme për të debatuar dhe për t’u angazhuar në një shkëmbim ndërkulturor.

Temat e debatuara gjatë kësaj konferences ishin, Akti për Lirinë e Medias dhe Direktiva Kundër Trafikimit të Njerëzve.

Modeli i Bashkimit Evropian (MEU) është një simulim i procesit vendimmarrës të BE-së që zhvillohet çdo vit. Në këtë program synimet kryesore janë forcimi i vlerave evropiane dhe demokracisë, të qenit një platformë për shkëmbimin ndërkombëtar arsimor të të rinjve, si dhe promovimin e përbashkët për të arritur mirëkuptim më të mirë ndërkulturor brenda Bashkimit Evropian.

Projekti Model Europian Union Sofia, organizuar nga BETA BG, është një projekt i bashkëfinancuar nga Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Me këto përvoja të reja personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë të vechantë të rinjët përfitojnë njohuri dhe krijojnë lidhjet me demokracitë evropiane dhe diplomacinë kulturore ndër të tjera./FKAK