Kanceri i gjirit prekë gratë dhe burrat
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
13 Oct 2023
Numri i grave të prekura me kancer të gjirit në Kosovë është rritur për më shumë se 10 për qind në 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 270 persona janë diagnostikuar me këtë sëmundje malinje, ku katër prej tyre janë meshkuj.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi me fillimin e muajit të ndërgjegjësimit, muajin tetor ka thënë se numri i të prekurve me kancer të gjirit po rritet nga viti në vit, ndërsa shton se ky numër mund të kalojë mbi 450 deri në fund të vitit.
- Rekomandohet që mamografia të bëhet një herë në vit, prej moshëa 40-45 vjeçare,
- Pas moshës 55-vjeçare ose 60 (vjeç) mamografia mund të bëhet edhe një herë në dy vite.
- Mosha 55-60 vjeç përjashtim bëjnë ato raste kur femrat kanë anamnezë pozitive, pra kur e kanë dikë në familje të sëmurë.
- Moshat më të reja bëjnë mamografi më herët tek femrat të cilat veç kanë bërë një ultrazë dhe është i dyshimtë se ai ndryshim në gji mund të jetë diçka më shumë se një formacion.
- Si gratë ashtu edhe burrat duhet të bëjmë kontrolle më shpesh, duhet të bëjnë mamografinë dhe kjo do ta lehtësonte punën edhe të mjekut, por sidomos do të kishte benefite te femrat.
- Mamografia duhet të bëhet edhe atëherë kur nuk kemi probleme në gji, sipas mjekëve.
- Deri tani gjatë vitit 2023 janë diagnostikuar 270 gra me kancer të gjirit
- Janë diagnostikuar 4 burra me kancer gjiri
- Lajmi i mirë është se në Prizren është hapur një degë onkologjike
- Mjekët e QKUK-së vizitojnë pacientët një herë në muaj në degen në Prizren
- Mjekët e QKUK-së bëjnë shpërndarjen e barnave tabletare dhe kontrollojnë pacientët me kancer të gjirit.
- Së shpejti mund të hapet edhe një degë në ndonjë qendër tjetër të Kosovës.
Klinika e Onkologjisë në QKUK është i vetmi institucion shëndetësor në vendin tonë që ofron shërbime specifike për pacientët me sëmundje malinje.