Konferenca për sfidat, kuadrin ligjor, edukimin si dhe qasjen në hapësirat publike
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
15 Dec 2023
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, për nderë të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizuan Konferencën me temën “Të drejtat e njeriut – Roli i Institucioneve dhe Shoqërisë Civile në Përmirësimin dhe Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”.
Në fjalën hyrëse me pjesëmarrjen e tyre na nderuan z.Enver Kurtalani nga FKAK, znj. Emilija Redzepi Zëvendës Kryeministre e Kosoves, znj. Nora Zicherman Shefe e Zyrë së UNICEF-it, Henrik Riby shef i Bashkëpunimt për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Kosovë dhe znj.Nermin Mahmuti – Drejtoreshë Ekzektuive e CDF.
Konferenca u zhvillua në tri panele ku u diskutua për kuadrin ligjor dhe sfidat në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, për edukimin për të gjithë duke adresuar barrierat për mësimin gjithëpërfshirës, dhe për qasjen në hapësirat publike.
- Në panelin e kuadrit ligjor u diskutua me z.Mentor Morina – Drejtor i Shërbimeve Sociale dhe të Familjes, znj.Sadete Demaj Zyra për Qeverisje të Mirë dhe znj. Znj. Sebahate Beqiri, Down Syndrome Kosova si dhe znj. Suzana Gashi, Drejtoreshë e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
- Në kuadër të panelit të arsimit z.Baki Gimolli në cilësinë e Këshilltarit të Lartë në IAP i cili prezantoj raportin me rekomandime të Institucionit të Avokatit të Popullit, ndërsa me diskutime të vlefshme kontribuan z.Bujar Kadriu, Drejtor Ekzekutiv Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, z. Tomas Szunyog Shef i Zyrës së BE në Kosovë, z. Tankut Soykan Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z.Muhedin Nushi Këshilltar i Ministres së Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Sazan Ibrahimi Drejtor Ekzekutiv Asociacioni i Komunave të Kosovës, z. Nebih Cakaj, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve si dhe Erina Rrahmani nga FKAK-ja.
- Pjesë e panelit për qasjen në infrastukturë ishin z. Gazmend Hoxha Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit, z.Lulzim Aliu Nënkryetar i Komunës së Ferizajit, z.Afrim Maliqi Drejtor Ekzekutiv HANDIKOS si dhe Valbona Puka-Gola, Drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim në IAP.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues nga institucionet publike dhe nga organizata e shoqërisë civile të cilët diskutuan për këto sfida dhe gjetjen e zgjidhjeve të mëtejshme për probleme që lidhen me personat me aftësi të kufizuara.