KONFERENCË PËR MEDIE “DITA NDËRKOMBËTARE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA”

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

30 Nov 2023

KONFERENCË PËR MEDIE “DITA NDËRKOMBËTARE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA” – MOS MIRATIMI I PROJEKT LIGJIT
Gazetarë të nderuar: Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara organizon konferencë për medie për situatën e pandryshuar për shkak të mos miratimit të projektligjit për ‘Vlerësimin, njohjen e satutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara’, përkundër zotimeve të institucionave shtetërore ne akoma ndodhemi në një boshllëk ligjor dhe njerëzor.
Konferenca mbahet me 3 dhjetor (e diele) 2023 ora 11:00 në ambientet e zyreve të Forumit në adresën: Tringë Smajli Prishtinë ( Kompleksi banesor Dodona- në rrugën e Hotel Sirius).
Në konferencë do të flasin: Bujar Kadriu U.D Drejtor Ekzekutiv i FKAK-së, Enever Kurtalani, Kryetar i FKAK-së dhe Sebahate Beqiri, Drejtoreshë e Down Syndrome Kosova.
Përkundër që Qeveria e Kosovës e pati shpallur vitin 2022 “Vitin e Personave me Aftësi të Kufizuar”, përkundër që Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti në fund të vitit 2022 në pritjen e krerëve të Forumit u zotua për përkrahjen e ligjit për Personat me Aftësi të Kufizuar, përkundër që në takime me zëvendës kryeminstrin e Kosovës z.Besnik Bislimin i cili u zotua në mbështetje të procesimit të projekt ligjit dhe shumë takimeve të tjera dhe zotimeve institucionale, Personat me Aftësi të Kufizuara akoma ndodhën në situatën e njëjtë pa arritur asnjë përparim në këtë drejtim, gjendje e cila është paraqitur edhe nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të vitit 2023.
Në këtë ditë të shënur ndërkombëtarisht për ritheksimin e të drejtave tona, ju ftojmë që të na bashkoheni në këtë konferencë të rëndësishme për të përçuar përmes jush kërkesat dhe nevojat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Koktej Falenderues: Gazetarë të dashur, ju ftojmë gjithashtu në ‘Koktejin falenderues’ në Hotel Siriues menjëherë pas përfundimit të konferencës. Me këtë rast FKAK-ja dëshiron t’ju shpreh mirënjohjen për punën tuaj të çmuar dhe angazhimin që e bëni për të drejtat e njeriut, në si forum t’ju shprehim mirënjohjen për punën tuaj!
Ju falenderojmë shumë për përkrahjen dhe angazhimin tuaj përgjatë vitit 2023!