Konkurs për ekspert vendor

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

21 Dec 2022

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar një ekspert/e vendor/e që posedon kapacitete profesionale dhe teknike në mbështetjen e FKAK-së për plotësim/ndryshimin e disa rregulloreve të brendshme të tij në rregulloren Financiare si dhe në rregulloren për Burime Njerëzore, së bashku me komponentën e PSEA.

Aplikacionet dorëzohen në emailin: info@kdf-ks.org, me subjektin “Aplikim per Ekspert”. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj është data : 23.12.2022, ora: 16:00

Kjo detyrë  është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës.

Konkursi është i hapur si më poshtë:

KONKURS

Për Ekspert/e lokal/e  për ta mbështetur draftimin e Rregullores Financiare dhe Rregullores për Burime Njerëzore, së bashku me komponentën e PSEA-së.

___________________________________________________________________________  

  1. Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

   2.Fushëveprimi i detyrës

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar një ekspert/e lokal, i cili posedon kapacitete profesionale dhe teknike në mbështetjen e FKAK-së për plotësim/ndryshimin e disa rregulloreve të brendshme të tij, si në vijim:

  1. Rregulloren Financiare;
  2. Rregulloren për Burime Njerëzore, së bashku me komponentën e PSEA;

3.Kualifikimet e nejvojshme:

  • Diplomë universitare në fushën ekonomike, juridike apo të ngjajshme.
  • Përvojë e punës me grupet punuese qeveritare dhe grupet punuese shumëdisiplinore do të konsiderohet përparësi;
  • Ekspertizë në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, si dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme;
  • Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe (gjuhën e shkruar / e folur).
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune profesionale, edhe atë  së paku 3 vjet në organizata jo-qeveritare.

4.Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Eksperti/ekspertët do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Analizon planin “Organizational Capacity Assesment” të bërë më parë nga Forumi, dhe në bazë të tij harton regulloret e përmendura.
  • Për hartimin e Rregullores Financiare, përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përovjë në prokurim, hartimin e rregulloreve, ligjeve dhe udhëzimeve administrative që kanë lidhje me menaxhimin e financave.
  • Punon në mënyrë të pavarur, inicon dhe merr pjesë në takime me strukturat e FKAK që i paraprijnë finalizimit të rregulloreve në fjalë.
  • Dorëzon draftin e parë të plotësim/ndryshimit të rregulloreve, draftete rishikuara dhe drafin final.
  • Koordinohet me zyrtarin ligjor të FKAK për  plotësim/ndryshimin e rregulloreve.
  • Respekton  afatet për dorëzimin e drafteve të rregulloreve.
  • Njofton dhe raporton lidhur me punën e realizuar, te FKAK.

5.Dokumentet dhe procedurat për aplikim

Ekspertët e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë këto dokumente: 

  1. CV-në me dy kontakte rekomandimi ;
  2. Dëshmi mbi kualifikimin;
  3. Dokument që personi nuk është nën hetime;
  4. Metodologjia e propozuar per zhvillim të Rregulloreve
  5. Kohëzgjatja
  6. Oferta financiare
  7. Një letër motivuese ku specifikohen njohuritë mbi rregulloret e përshkruara në këtë ToR dhe shembuj te rregulloreve te zhvilluara në të kaluarën
  8. Referenca të OJQ-ve per të cilat kanë qenë të angazhuar në zhvillimin e rregulloreve

Dokumentet e lartëcekura janë të detyrueshme, në të kundërtën aplikacionet nuk do të mirren parasysh.

6. Koha e angazhimit

Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës.

  7.Aplikimi                  

Aplikacionet dorëzohen në emailin: info@kdf-ks.org, me subjektin “Aplikim per Ekspert”. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj është data : 27.12.2022, ora: 16:00