Lipjan: Punëtori avokuese për asistentët mbështetës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

29 Sep 2023

Lipjan – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar mbajti sot në Lipjan punëtorinë avokuese e cila bashkoi asistentë mbështetës, drejtorë shkollash dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Të gjithë akterët e institucioneve shkollore po bëjnë një ndikim të jashtëzakonshëm në institucionet e arsimit parafillor dhe fillor në këtë Komunë.

Falë mbështetjes bujare të Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me UNICEF, tre asistentë mbështetës po punojnë në Lipjan për të përmbushur nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Përkushtimi i tyre ka bërë që jeta e fëmijëve të përmirësohet duke nxitur një mjedis edukues ku çdo fëmijë mund të zhvillohet./FKAK