Marrëveshje me komunën e Dragashit për asistentë në shkolla

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

18 Apr 2023

Në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar” është finalizuar procesi për rekrutimin dhe vendosjen e një asistenti mbështetës në Komunën e Dragashit me përkrahjen e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe me mbështetjen financiare të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Dragashi si komunë target në kuadër të këtij projekti do të përfitojë me angazhimin e një asistenti mbështetës dhe për funksionalizimin e dhomës burimore në shkollën “Fetah Sylejmani”, e cila në vijim do të pajiset edhe me pajisje ndihmëse për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Marrëveshja u nëshkrua nga Kryetari i Komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit z.Zeni Krasniqi dhe Menaxherja e Projektit znj.Erina Rrahmani nga Kosova Disability Forum.

Mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara pa dallim, mbetet në fokus të angazhimit të FKAK-së në vazhdimësi.

Ky aktivitet mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me European Union in Kosovo.