Më pak se 3 muaj deri në fund të vitit nuk shihet askund drita e miratimit të projekt ligjit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

17 Oct 2023

Prishtinë – Miratimi i projekt ligjit për njohjën e statusit, shërbimet dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuar po neglizhohet duke mbetur vetëm si temë diskutimi në takime të ndryshime mes zyrtarësh dhe ministrishë.  Asgjë nuk ka lëvizur që prej vitit 2022, edhe pas përfundimit të draft ligjit nga grupi punues të 31 korrikut të vitit 2022, ku i njëjti i është përcjellë kabintetit të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve z. Hekuran Murati për procedura të mëtutjeshme.

Ne si Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar jemi takuar me të gjitha palët për ta bërë ligj të plotëfuqishëm dhe t’ju shërbejë nevojat të personave me aftësi të kufizuara dhe kemi patur besimin se me shpalljen e vitit 2022 “viti i personave me aftësi të kufizuara” nga qeveria e Kosovës, projekt ligji do të finalizohej. Por kjo nuk ndodhi përkundër zotimeve të qeverisë, gjithashtu kjo nuk ndodhi edhe pse ishtë në agjenden legjislative për vitin 2023.

Në fundit të vitit 2022 krerët e forumit ishin takuar me Kryministrin e Kosovës z. Albin Kurti ku thelbi i takimit ishte projekt ligji, po ashtu më vonë ne jemi takuar edhe me zv.Kryeminstrin z. Besnik Bislimi i cili ishte zotuar në kërkesen tonë, po i njëjti kishte deklaruar përveç në takim edhe publikisht se Qeveria Kurti vazhdimisht synon që të sjellë përmirësime duke i trajtuar problemet në mënyrë sistematike dhe duke shkuar drejt zgjidhjeve afatgjate.

Në mënyrë të vazhdueshme ne jemi takuar edhe me zv. Kryeministren e Kosovës znj. Emilia Rexhepi e cila njëkohësisht është edhe Kryesuese e Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuara, e cila ka qenë e vendosur që projekt ligji të merr drejtim. Megjithëse, korniza aktuale ligjore është shumë e fragmentuar dhe nuk i përfshinë të gjitha grupet e aftësisë së kufizuar.

Me të gjitha këto zotime të krerëve të shtetit ne kemi pritur që do të hyjë ne agjnden legjislative të vitit 2023 si rrjedhojë një numër i madh i personave do të merrnin mbrojtjen e shtetit. Por tash kur kanë mbetur më pak se 3 muaj deri në fund të vitit, nuk shihet askund drita e miratimit të projekt ligjit.

Janë zhvilluar një numër i madh i punëtorive, takimeve, këshillimeve kordinuese dhe akoma nuk po e shohim driten e miratimit të projekt ligjit, madje është mbajtur takim pikërisht për këtë çështje edhe me Ministren e Drejtësisë znj.Albulena Haxhiu, zyrtarë nga Zyra për Qeverisjes të mirë si dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.

Ajo çfarë në po kërkojmë është që së pari të trajtohemi me dinjitet nga shteti ynë. Së dyti, ne duhet të dijmë kur miratohet ligji dhe sa kohë duhet të presim. Së treti, 10 % e shoqërisë është lënë anash duke jetuar në kushte aspak të mira dhe kërkesat tona janë bazike për jetë dhe mirëqenie.

Neglizhenca ndaj miratimit të projekt ligjit për njohjën e statusit, shërbimet dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuar po mbetet sirtareve burokratike dhe njerëzit tanë po i vuajnë pasojat./FKAK