Mësimdhënësit e Kosovës trajnohen për Gjithëpërfshirjen dhe Planin Individual të Arsimit
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
23 Nov 2023
Në kuadër të projektit që mbështetet nga Unicef Kosovo Programme me ndihmën financiare të USAID-it, rreth 60 mësimdhënës të komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Podujevës kanë filluar ndjekjen e trajnimeve për ‘Gjithëpërfshirje dhe për Planin Individual të Arsimit’ (PIA).
Trajnimet me mësimdhënësit e këtyre Komunave do të vazhdojnë edhe fundjavën e ardhshme ndërsa në fundjavat në vazhdim do të vazhdojnë edhe nëpër Komuna të tjera të Kosovës. Interesimi i mësimdhënësve dhe përkushtimi i tyre është i jashtëzakonshëm.
Trajnimet e organizuara nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuara synojnë të ngrisin kapacitetet e mësimdhënësve, marrë parasysh që përfshirja e fëmijëve në arsim e sidomos e fëmijëve me aftësi të kufizuara është thelbësore dhe tejet e nevojshme.