Mirëqenia e punëtorëve rritet, kur rritet inspektimi në vendin e punës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Oct 2023

Mitrovicë – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar vazhdon të mbajë takime inforumuese nëpër komuna ashtu siç u bë edhe sot në Mitrovicë ku gjatë ditës së premte organizoj tryezë diskutimi me inspektorët e Mitrovicës për inspektime në vendin e punës.

Në këtë takim u diskutua se si inspektorët kanë si qëllim të afirmojnë dhe respektojnë Ligjin për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar nga kompanitë private dhe ato publike.

Në takimin konsultues dhe informues përveç nga Inspektorati i Punës mori pjesë edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës Drita Kadriu dhe udhëheqësi i sektorit të mirëqenies sociale Nexhat Rushiti

Tryeza u mbajt në vijimësinë e takimeve, konsultave, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Kosovë” i cili po realizohet në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAK