Ne jemi bashkë në jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

19 Sep 2023

Prishtinë –  Fushata ndërgjegjësuese për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, është duke mobilizuar prindër dhe fëmijë që të flasim rreth nevojave dhe barrierave që ballafaqohen fëmijët, por edhe prindërit në rritjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara ndonjëherë mund të duken si një lëmsh i madh, por të gjithë mund të ngrenë një fije tjetër të lëmshit, ashtu edhe siç ka fillluar fushaten UNICEF-i në Kosovë.

Ne jemi bashkë përr të zgjidhur lëmshin dhe për të bërë ndryshim në jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Kjo fushatë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e prindërve, vendim-marrësve dhe publikut në përgjithësi.

Fushata është e financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Ejani dhe bashkohuni në: #tgjitheNperfshirje #ZgjidheLomshin