Ngritja e kapaciteteve për zyrtarët e komunikimit të afësisë së kufizuar

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Jun 2023

Prishtinë – Ngritja e kapaciteteve  në fushën e komunikimit është një prej pikave më të rëndësishme që Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është duke e ngritur me shoqatat anëtare ku sot u mbajt punëtoria “Ngritja e kapaciteteve dhe rritja e aftësive të komunikimit me publikun”.

Aktiviteti i sotëm u mbajt në  kuadër të projektit “ Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër komunat e targetuara në Kosovë” e cila mbështetet dhe financohet nga UNICEF-I dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Për herë të parë Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, është duke ngritur kapacitetet për zyrtarët për informim dhe marrëdhënies me publikun me organizatat anëtare.

Në punëtorinë e sotme pjesëmarrësit patën rastin të informohen se cilat janë detyrat e zyrtarit të marrëdhënies me publikun dhe se si zyrtarët ndërveprojnë me anëtarët e medias dhe publikun për të promovuar punën e tyre, por edhe të kuptojnë mënyrën se si funksionojnë mediet dhe si të punojnë me to në mënyrë më efektive.

Ndër pikat e ligjeratës së sotme u theksua angazhimi gjithëpërfshirës që mund të përfitojnë të gjitha audiencat si një hap drejt diversitetit dhe përfshirjes. Ngritja e kapaciteteve  në fushën e komunikimit për organizatat e personave me aftësi të kufizuar e rrit vlerën e komunikimit në hapësirën mediale dhe digjitale, por njëkohësisht redukton diskriminimin ndaj punonjësve me aftësi të kufizuara dhe mungesen e përfshirjes në komunikimiet publike.

Zyrtarët e rinj të komunikimit në organizatat anëtare të forumit patën rastin të shkëmbejnë përvoja të punës nën trajnimin e gazetarës dhe ligjerueses së gazetarisë dhe komunikimit Behare Bajraktari mbi “Bazat e punës në komunikim me publikun dhe medien” si dhe ligjeruesin mysafir,  ekspertin ndërkombëtarë të medies dhe marrëdhënies me publikun z.Behar Zogiani.

Praktika të tilla do të vzhdojnë edhe në të ardhmën për të ngritur kapacitetet e komunikimit në nivele të tjera profesionale për zyrtarë e komunikimit të organizatave anëtare të FKAK-së./FKAK