Një qërshori i fëmijëvë me aftësi të kufizuar
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
01 Jun 2023
Grupi avokues i fëmijëve me aftësi të kufizuar “Zëri Ynë” me në krye Esra Kerveshin u takuan sot me Kryeministrin e Kosovës z.Albin Kurti për të avokuar në ditën e fëmijëve së bashku me Save the Children dhe Komitetin Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
“Zëri Ynë”, gjithashtu para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës mbajti për herë të parë një aktivitet publik me pankarta në duar në kërkesat e tyre drejtuar institucioneve për përmbushjen e obligimeve ligjore kundrejt Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Kosovë.
Një qërshori shënohet për vetëdijësimin mbi të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve.
Nismat e ndërmarra sot janë një garanci se ne po shkojmë në drejtimin e duhur dhe përpjekjet tona të vazhdueshme do të përmirësojnë jetën e fëmijëve tanë. Na kujton se çdo fëmijë në këtë botë meriton jetën më të mirë.
Grupi avokues “Zëri Ynë” është themeluar nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në dhjetor të vitit 2022 mbështetur nga Save the Children.
Ngjarjen e e grupit avokues “Zëri Ynë” e përcollen edhe gazetarët të medieve të ndryshme përfshirë Radio Kosovën dhe ATV , të cilët i falenderojmë për hapësirën, mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvëndësueshëm në përpjekjet e Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe përkrahjen e vazhdueshme që e jepni për ne!
Gëzuar Dita e Fëmijëve!