Njohuri të reja për fëmijët e grupit “Zëri ynë”
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
13 Jul 2023
Prishtinë/ 3 korrik – Përmes Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar për tre ditë me radhë në fillim të korrikut është mbajtur punëtoria për ngritjen e kapaciteteve në fushën e avokimit për grupin e fëmijëve “Zëri Ynë”.
Grup “Zëri ynë” i cili udhëhiqet nga vetë fëmijët gjatë këtyre ditëve mësuan më shumë rreth mënyrës se si t’i qasen kërkesave të tyre deri në arritjen e qëllimeve dhe rritjes së njohurive të tyre të avokimit si në arsim dhe fusha të tjera.
Grupi “Zëri Ynë” është krijuar nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children në kuader të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”.
Qëllimi i krijimit të këtij grupi është avokimi për të drejtat e fëmijëve, veçanërisht avokimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara të grupeve të ndryshme./FKAK