Panairi i Punësimit: Gjithëpërfshirja si faktor ekonomik dhe social për personat me aftësi të kufizuara
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
14 Sep 2023
Prishtinë – Sheshi “Skënderbe” sot u mbush me atmosferë, interesim dhe pritje nga ata që kanë krijuar vende të punës dhe nga ata që interesoheshin për vendin e punës.
Panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara është hapur si një dritare shprese për personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë si nga institucionet ashtu edhe nga shoqëria dhe kompanitë private të trajtohen me dinjitet duke u punësuar krahas njohurive dhe aftësive profesionale dhe personale që i zotërojnë.
Secila kompani sot prezanton oferten e punës dhe paraqet mundësitë dhe vlerat e veta, nga ana tjetër interesimi i djemve dhe vajzave me aftësi të kufizuara rritet çdo moment për ta gjetur një vend të punës.
Mbi 30 kompani private të Kosovës ekspozojnë sot oferten e tyre në stenda ku punonjësit e tyre tregojnë se si mund të punësohen personat me aftësi të kufizuara. Këto oferta janë nga profile të ndryshme që nga prodhimi i produkteve e deri te bankimi, programimi, shitja si dhe gazetaria.
Ajo çfarë mbetet për tu parë është sa marrëveshje mund të arrihen gjatë këtij panairi një ditor të punës, i cili është në vazhden e angazhimit që e bënë Save the Children në partneritet me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar të Kosovës për punësimin e të rinjëve në veçanti.
Save Children në partneritet me Forumin Kosovar të Aftëisë së Kufizuar dhe Odën Ekonomike, organizojnë për herë të parë panairin e punës për personate m aftësi të kufizuara me moton “Gjithëpërfshirja në punësim”.
Drejtor Ekzekutiv i Save the Children Kosova z. Ahmet Kryeziu, në ceremoninë e hapëse të panairit tha: “Save the Children promovom dhe punon në zgjerimin e parimeve të gjithëpërfshirjës, si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. Përmes këtij panairi, ne u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse, sektorit privat dhe partnerëve të shoqërisë civile që të rrisin më tutje ambiciet për të vepruar në ndërgjegjësim të publikut të gjërë, promovimit të vlerave dhe praktikave gjithëpërfshirëse për një shoqëri dhe treg të hapur të punës” tha z.Kryeziu ndër të tjera.
Ndër të tjera z.Kryeziu tha se si familje e Save the Children janë krenarë që mbështesin përpjekjet e palodhshme të partnerëve për t’u siguruar vajzave dhe djemve me aftësi të kufizuara shkollim dhe aftësim cilësor për jetë dhe punë në mbarë Kosovën.
“Djemtë dhe vajzat e Kosovës po e shfrytëzojnë sot këtë të drejtë dhe mundësi” Drejtor Ekzekutiv i Save the Children Kosova z. Ahmet Kryeziu
Ndërsa, U.D Kryeshefi ekzekutiv i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar z.Bujar Kadriu në këtë ceremoni të hapjës foli për rëndësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, në vehçanti të rinjëve të cilët duhet të jenë jo vetëm pjesë e barabartë e shoqërisë, por të kontribuojnë për vendin si dhe të ngrisin ndërgjegjësimin në institucione dhe nëishoqërinë tonë.
“Panairi i punësimit dhe gjithëpërfshijrës është rast i jashtëzakonshëm që personat me aftësi të kufizuara të ecin përpara krahas pjesës tjetër të shoqërisë, por duke gjetur edhe mbështetjen e partnerëve siç është Save the Çildren, Oda Ekonomike, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Italine, por edhe partner të tjerë që falë mbështetjës së tyre ne kemi arritur shumë objektiva, tha z.Kadriu.
Z.Kadriu i falenderoj partnerët dhe mediet të cilat kanë luajtur rol të madh në provmimin e vlerave dhe kërkeseva të personave me aftësi të kufizuar, ndaj të cilëve u jemi mirënjohës, tha ai.
“Personat me aftësi të kufizuara përballen me shumë sfida, pëkundër që punësimi i tyre është i garantuar me ligj, për fat të keq nuk po gjen zbatim” Bujar Kadriu U.D Kryeshef Ekzekutiv i FKAK-së
Sigurisht që rol kyç ka luajtur në organizmin e panairit duke i mbledhur kompanitë privatë është Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), sepse siç tha edhe në fjalën e tij Kryetari i OEK-së z.Lulzim rafuna se e kanë marrq pjesë me kënaqësi në organizimin e kësaj ngjarjeje.
“Ne besojmë thellë në fuqinë e diversitetit dhe në rëndësinë e përfshirjes së të gjithëve në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Prandaj, me lejoni që në këtë moment, dua të shpreh falënderimin tim më të ngrohtë për të gjitha kompanitë anëtare të OEK që kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës sonë për të qenë pjesë e këtij ngjarjeje të rëndësishme për shoqërinë tonë. Përmes angazhimit dhe kontributit të tyre, ata po ndihmojnë në integrimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, tha z.Rafuna”
“I privilegjuar dhe krenar që jemi këtu për të ndarë këtë moment të rëndësishëm me ju – hapjen e Panairit Gjithëpërfshirja në punësim” Lulzim Rafuna Kryetar i Odës Ekonomike
Ky panair i pari i këtij lloji i organizuar për personat e aftësi të kufizuara është mundësuar falë bashkëpunimit në mes Odes Ekonomike të Kosovës, Save the Children Kosova dhe Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.
Sot, në panair janë duke marrë pjesë mbi 30 kompani dhe mbi 150 pozita të hapura vetëm për personat me aftësi të kufizuara. dita e sotme është një fillim i mirë për personat me aftësi të kufizuara për ta gjetur vendin e duhur në tregun e punës dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë kosovare./FKAK