Peja rritë aftësitë inspektuese për në tregun e punës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

13 Oct 2023

Pejë – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar gjatë ditës së organizoj tryezë të rrumbullakët me inspektorët e rajonit të Pejës.

Në këtë takim u diskutua se si inspektorët kanë si qëllim të afirmojnë dhe respektojnë Ligjin për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar nga kompanitë private dhe ato publike.

Tryeza u mbajt në vijimësinë e takimeve, konsultave, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Kosovë” i cili po realizohet në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAK