Për projekt ligjin do të kujdeset zyra e zv.Kryeministrës Emilija Rexhepi
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
26 May 2023
Prishtinë – Projekt ligji për njohjën e statusit, shërbimet dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuar ishte tema e diskutimit të takimit sotëm të zyrtarëve të Forumi Kosovar të Aftësisë së Kufizuar së bashku me shoqatat anëtare me zv.Kryeministren e Qeverisë së Kosovës, znj.Emilija Rexhepi.
Në takimin e inicuar nga znj.Rexhepi e cila është edhe kryesuese e Këshillit Nacional Për Personat me Aftësi të Kufizuar ishin të pranishëm edhe Ministrja e Drejtësisë znj.Albulena Haxhiu, nga Zyra për Qeverisjes të mirë si dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.
Rëndësia e projekt ligjit dhe hapat konkret që do të ndërmerren për projekt ligjin, sigurimi që ky projekt ligj të jetë i barabartë për të gjitha kategoritë e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe bashkëpunimi të jetë në nivel në mes të qeverisë dhe organizatave që përfaqësojnë PAK-un deri në finalizim e të gjithë procesit, u tha mes tjerash në takim.
Si pike e rëndësishme e takimit të sotëm në zyret qeveritare u tha se për procesin e këtij projekt ligji tash e tutje do të anagazhohet direkt zyra e znj.Rexhepi, zv.Kryeministre për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, ndërsa palët u dakorduan që gjatë muajit qërshor do të organizohet punëtori për dhënien e komenteve apo inputeve nga akter të ndryshëm para procedimit të mëtutjeshëm të projekt ligjit.
PAK-u, në vazhdimësi ka kërkuar miratimin e projekt ligjit për vlerësimin, njohjen e statusit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili është gjithëpërfshirës dhe rregullon statusin e personave me aftësi të kufizuar të cilët nuk janë përfshirë në ligjet të tjera.
Duke kujtuar se viti 2022 u shpall vit i personave me aftësi së kufizuar, ndërsa qeveria Kurti është zotuar në përmbushjen që projekt ligji të bëhet i plotëfuqishëm.