Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e targetuara të Kosovës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

04 Sep 2023

Në Tetor të vitit 2022, falë mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian në Kosovë, në partneritet me UNICEF-in, KDF filloi implementimin e projektit: “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e targetuara të Kosovës”.

Projekti i ka këto objektiva:

  • Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe me komunat e përzgjedhura do të mbështetet vendosja e 20 Asistentëve Mbështetës (5 në edukimin parashkollor dhe 15 në atë fillor e të mesëm të ulët) në katër komuna, në mbështetje të nevojave specifike të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
  • Avokimi me autoritetet komunale të arsimit për përfshirjen e asistentëve mbështetës si staf i rregullt pas përfundimit të projektit dhe fuqizimi i kapaciteteve komunale të arsimit për sistemin gjithëpërfshirës arsimor.
  • Perkrahja teknike ne hartim dhe avokimi për adoptimin dhe implementimin e Projekt Ligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statutit, Shërbimet,dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të kufizuar.
  • Ngritja e kapaciteteve avokuese të FKAK-së dhe organizatave të tij anëtare në funksion të përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor.

Kohëzgjatja e projektit është prej 3 tetor 2022 – 30 nëntor 2024.