Prishtina angazhohet për inspektim të tregut të punës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

17 Oct 2023

Prishtinë – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar gjatë ditës së hëne organizoj tryezë të rrumbullakët me inspektorët e kryqytetit ku edhe janë kërkesat më të larta për inspektime në vendin e punës.

Në këtë takim u diskutua se si inspektorët kanë si qëllim të afirmojnë dhe respektojnë Ligjin për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar nga kompanitë private dhe ato publike.

Në takimin konsultues moren pjesë përfaqësues nga Inspektorati i Punës dhe nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Tryeza u mbajt në vijimësinë e takimeve, konsultave, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Kosovë” i cili po realizohet në partneritet me Save the Children në Kosovë.