STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

07 Aug 2023

Publikime

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN Kjo strategji e marrëdhënies me publikun ka qëllimin që të komunikojë me publikun e gjërë, atë profesional dhe institucional në të gjitha format, aspektet dhe komunikimet multimediale. Strategjia e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar është që të mbajë njerëzit të informuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me […]

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

Kjo strategji e marrëdhënies me publikun ka qëllimin që të komunikojë me publikun e gjërë, atë profesional dhe institucional në të gjitha format, aspektet dhe komunikimet multimediale. Strategjia e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar është që të mbajë njerëzit të informuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me pjesën tjetër të bashkëqytetarëve apo Personat me Aftësi të Kufizuar. Audienca kosovare duhet të ketë informacione të përditshme për jetën dhe vështirësitë që hasin rreth 200 mijë qytetarë të vendit apo 11 përqindëshi i shoqërisë. Përmes komunikimeve të realitetit pjesa tjetër e popullsisë do të ndërgjegjësohet për nevojat e Personave me Aaftësi të Kufizuara dhe mundësive të barabarta.

Ky dokument është hartuar me një strategji afat shkurt dhe afat mesme për të krijuar lidhje me publikun, mediet dhe gazetarët të cilët janë pika krysore e zhvillimit dhë mbështetjës sonë.

Strategjia është mbështetur dhe inicuar nga UNICEF-I Programi në Kosovë si partner i vazhdueshëm i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar në shumë aspkete, njëri prej projekteve i cili po zbatohet është „Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e komunave target” përkrahur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë me ndihmen financiare të BE-së.

Strategjiia e Komunikimit dhe Marrëdhënies me Publkun 2023/2024 është hartuar nga gazetarja dhe ligjeruesja e marrëdhënies me publikun Behare Bajraktari.