Punëtoria me asistentët mbështetës nëpër shkollat e pesë komunave

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

27 Apr 2023

Në ambientet e MASHTI-it Forumi i Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  ka mbajtur sot  punëtorinë me asistentë mbështetës të përzgjedhur dhe të vendosu nëpër shkolla të targetuara. Në kuadër të projekit synohet përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e disa komunave target të Kosovvës.

Gjatë punëtorisë u diskutua për sfidat, specifikat e punës së asistentëve me fëmijë me aftësi të kufizuar dhe për rrjedhën e punës në shkollat ku këta asistentë janë vendosur.

Të pranishëm ishin tetë asistentë nga Komuna e Gjilanit, gjashtë nga Komuna e Gjakovës, tre nga Komuna e Lipjanit, një nga Komuna e Dragashit, zyrtarë nga UNICEF-i në Kosovë, përfaqësues të FKAK-së dhe zyrtarë nga MASHT-I,  respektivisht nga Divizoni për gjithëpërfshirje.

Në kuadër të këtij projekti pasi të përmbyllet procesi i rekrutimit do të vendosen edhe dy asistentë në klasë për nxënës të shurdhër në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.

Ky aktivitet mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me European Union in Kosovo.