RAPORTI I AUDITORIT 2021

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

22 Dec 2022

Auditimi i pasqyrës financiare të Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (KDF) që përmbajnë pasqyrat e pozicionit financiar me tatën 31 dhjetor 2021, dhe Pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse dhe pasqyrën e flukseve të parasë për vitin mbaroi më pas, dhe shënimet në pasqyrat financiare, përfshirë një përmbledhje të politikave të rëndësishme të kontabilitetit.
Pasqyrat financiare të Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (KDF), për vitin që
përfundon më 31 Dhjetor 2021 janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me
kërkesat e raportimit financiar të organizatës dhe ligjet përkatëse në Kosovë.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (KDF) është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. KDF është themeluar me asistencën e zyrës së Unionit Evropian në Kosovë dhe Forumit Evropian të Aftësisë së Kufizuar, si një organizatë që përfaqëson, mbron dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë të unifikuar, pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në kuadër të saj ka të anëtarësuar gjithsej tetë (8) organizata të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, të cilat janë:

  • Shoqata e të Verbërve të Kosovës;
  • Shoqata Kosovare e të Shurdhërve;
  • Down Syndrome Kosovo;
  • HandiKos;
  • Shoqata e Autizmit;
  • Handicap Kosova;
  • OPFAKKOS-Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara;
  • Klubi “Dëshira”.
    Forumi, ka për qëllim të unifikojë lëvizjet, politikat dhe strategjitë e organizatave anëtare për të arritur një përfaqësim më të lartë të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; dhe një gjë të tillë mundohet ta arrijë përmes zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme, të cilat mbështeten nga donator të ndryshëm vendor dhe të huaj.